DEMOtë dhëna të sajuara EN

Politika e privatësisë — eDoktor Demo

Versioni 2, 23 nëntor 2026. Vlen për demon publike në demo.edoktor.al dhe për aplikacionin eDoktor Demo (Google Play, TestFlight).

Si të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja

  1. Shkruani një email te admin@edoktor.al me subjekt "Fshirje e të dhënave – eDoktor Demo".
  2. Tregoni çfarë doni të fshijmë: emailin që dhatë te "Më njoftoni" (shkruani adresën) dhe/ose mendimin tuaj (afërsisht kur e dhatë dhe emrin, nëse e shkruat).
  3. I fshijmë brenda 30 ditëve dhe jua konfirmojmë me email. Pas fshirjes nuk mbajmë asnjë kopje të tyre.

Çfarë fshihet vetvetiu, pa na shkruar: bota juaj demo (takimet, mesazhet, fotot) fshihet më 1 të çdo muaji; emaili i "Më njoftoni" fshihet pas njoftimit të lançimit; regjistrat teknikë të serverit fshihen automatikisht pas një kohe të kufizuar. Nëse çinstaloni aplikacionin ose fshini të dhënat e shfletuesit, edhe çelësi i demos fshihet nga pajisja juaj.

Kush jemi

eDoktor SH.P.K., NUIS M42419022T, Rruga Barrikadave, pall. Green Terrace, kati 2, ap. 15, Tiranë. Kontakt për privatësinë: admin@edoktor.al.

Çfarë është demo

Një version demonstrues i eDoktor para lançimit, për ta provuar dhe për të dhënë mendim. Të gjithë mjekët, pacientët dhe të dhënat shëndetësore në demo janë të sajuara. Nuk ka llogari, email ose fjalëkalim. Ju lutemi mos shkruani të dhëna të vërteta shëndetësore ose personale në demo.

Çfarë të dhënash përpunojmë

  • Çelësi i demos. Kur hyni, telefoni ose shfletuesi juaj ruan një kod të rastësishëm, që demo t'ju mbajë mend deri në 30 ditë. Serveri ruan vetëm një gjurmë (hash) të tij, jo kodin, dhe ai nuk lidhet me identitetin tuaj.
  • Çfarë bëni në demo (takime, mesazhe, foto të vogla që ngarkoni): ruhen në "botën" tuaj demo dhe fshihen me rikthimin e përgjithshëm të demos, një herë në muaj.
  • Mendimi juaj (vlerësimi, komentet, roli dhe emri nëse e shkruani): vullnetar; e përdorim vetëm për të përmirësuar eDoktor dhe nuk e ndajmë me askënd.
  • Emaili për "Më njoftoni": vetëm nëse e jepni vetë dhe shënoni kutinë. E përdorim një herë, për t'ju njoftuar kur të dalë eDoktor, pastaj e fshijmë. Ruhet veçmas nga mendimi juaj.
  • Regjistrat teknikë të serverit (adresa IP, koha, faqja e hapur, pa parametrat e saj): për siguri dhe për të ndaluar keqpërdorimin. Ruhen për një kohë të kufizuar dhe fshihen automatikisht.

Çfarë nuk bëjmë

Nuk ka reklama, nuk ju gjurmojmë dhe nuk shesim apo ndajmë të dhëna. Aplikacioni nuk kërkon kamerë, mikrofon, vendndodhje ose kontakte. Demo nuk dërgon email, SMS ose njoftime, përveç njoftimit të vetëm të lançimit për ata që e kërkuan.

Ku ruhen

Në serverët tanë te Hetzner në Gjermani (Bashkimi Europian). Njoftimi i lançimit dërgohet përmes shërbimit tonë të emailit (Resend). Nuk ka përpunues të tjerë.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni në çdo kohë të shihni ose të fshini emailin ose mendimin tuaj, ose të kundërshtoni përpunimin, duke na shkruar te admin@edoktor.al. Keni të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Mosha

Demo është menduar për të rritur (18+).

Ndryshime

Nëse kjo politikë ndryshon, data dhe versioni më sipër përditësohen. Aplikacioni i vërtetë i eDoktor (piloti) do të ketë politikën e vet.

Privacy policy — eDoktor Demo

Version 2, 23 November 2026. Applies to the public demo at demo.edoktor.al and to the eDoktor Demo app (Google Play, TestFlight).

How to ask us to delete your data

  1. Send an e-mail to admin@edoktor.al with the subject "Data deletion – eDoktor Demo".
  2. Tell us what to delete: the e-mail address you gave for "Email me" (write the address) and/or your feedback (roughly when you sent it, and your name if you typed one).
  3. We delete it within 30 days and confirm by e-mail. After deletion we keep no copy of it.

Deleted automatically, without asking: your demo world (appointments, messages, photos) on the 1st of every month; the "Email me" address after the launch announcement; technical server logs after a limited time. Uninstalling the app or clearing the browser's data also deletes the demo key from your device.

Who we are

eDoktor SH.P.K., NUIS M42419022T, Rruga Barrikadave, Green Terrace building, 2nd floor, apt. 15, Tirana, Albania. Privacy contact: admin@edoktor.al.

What the demo is

A pre-launch demonstration of eDoktor, to try it and give feedback. Every doctor, patient and health record in the demo is invented. There is no account, e-mail or password. Please do not enter real health or personal information in the demo.

What we process

  • The demo key. When you enter, your phone or browser keeps a random code so the demo can remember you for up to 30 days. The server keeps only a hash of it, not the code, and it is not linked to your identity.
  • What you do in the demo (appointments, messages, small photos you upload): kept in your demo "world" and deleted at the demo's general reset, once a month.
  • Your feedback (rating, comments, role, and your name if you type it): voluntary; used only to improve eDoktor and never shared.
  • Your e-mail for "Email me": only if you type it and tick the box. Used once, to tell you when eDoktor launches, then deleted. Stored apart from your feedback.
  • Technical server logs (IP address, time, page opened, without its parameters): for security and to stop abuse. Kept for a limited time and deleted automatically.

What we do not do

No ads, no tracking, no selling or sharing of data. The app asks for no camera, microphone, location or contacts. The demo sends no e-mail, SMS or notifications, except the single launch announcement to those who asked for it.

Where data is kept

On our servers at Hetzner in Germany (European Union). The launch announcement is sent through our e-mail service (Resend). There are no other processors.

Your rights

At any time you may ask to see or delete your e-mail or feedback, or object to the processing, by writing to admin@edoktor.al. You may complain to Albania's Commissioner for the Right to Information and Personal Data Protection.

Age

The demo is intended for adults (18+).

Changes

If this policy changes, the date and version above are updated. The real eDoktor app (the pilot) will have its own policy.